E tmerrshme: Vdes foshnja, sepse i ati i futi gishtat në fyt për ta ndaluar së qari

Ndryshe

E tmerrshme: Vdes foshnja, sepse i ati i futi gishtat në fyt për ta ndaluar së qari

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 13:45
Foshnja me emrin Jax me babain e tij

Një foshnje 9-javësh vdiq si pasojë e mizorisë të së atit i cili i futi gishtat në fyt që ta ndalonte së qari.

Foshnja me emrin Jax, e seksit mashkull, ka mbetur me një sërë lëndimesh si kocka të thyera dhe gjakosje në tru.

Babai i tij, Robert James Burnette, nga Wentsville, Missouri, është akuzuar se ia ka futur gishtat në fyt të birit, e ka shkundur me forcë dhe e ka kapur prej fyti duke e përplasur në mur.

19-vjeçari është akuzuar për abuzim fëmijësh dhe neglizhim, por prokurori i provincës së St. Charles e ka ngritur dënimin për abuzuesit e fëmijëve, deri në vdekje.

Ndërkohë që nëna e vogëlushit Megan Hendrix, 20 vjeç, u akuzua gjithashtu për abuzim dhe se kishte qenë e pranishme gjatë abuzimit të tmerrshëm që kishte bërë Burnette me të birin dhe nuk kishte ndërhyrë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat