E deklaruan të vdekur, 25-vjeçari zgjohet në frigoriferin e morgut

Ndryshe

E deklaruan të vdekur, 25-vjeçari zgjohet në frigoriferin e morgut

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar nga Polonia, i cili ishte deklaruar i vdekur pasi kishte pirë shumë vodka, u zgjua dhe e gjeti vetën në morg.

E në vend që të shkonte në shtëpi që të pushonte pas ngjarjes së frikshme, burri shkoi sërish te miqtë që po festonin në një pab.

Burri i quajtur Kamil kaloi një arrest kardiak dhe më vonë u deklarua i vdekur. Më pas atë e dërguan në morgun e një spitali, ku e futën brenda në një frigorifer.

Pas pak orësh ai është zgjuar dhe roja i spitalit ngeli i shkouar kur dëgjoi zhurma që vinin nga dera e ngrirë e frigoriferit. Mediat lokale shkruajnë se ai e hapi atë dhe gjeti burrin, i cili i kërkoi një batanije.

Pas një kontrolli mjekësor, Kamil u la i lirë dhe mund të shkonte në shtëpi. Edhe pse kishte shpëtuar për pak nga vdekja, 25-vjeçari vendos që të rikthehet aty ku kishte qenë pak orë para këtij incidenti, te miqtë e tij në pab.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat