Nëna vendos foton e kufomës së bijës në Facebook (+16)

Ndryshe

Nëna vendos foton e kufomës së bijës në Facebook (+16)

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 19:41
Jenni Galloni

Një veprim i paprecedent ai i një nëne ndaj vajzës së saj. Nga dëshpërimi dhe inati, e ëma e 25-vjeçares Jenni Galloni ka publikuar në Facebook-un e saj personal foto të kufomës së vajzës së saj të sapovdekur.

Jenni ishte në muajin e katërt të shtatzënisë dhe jetonte me disa studentë në Bologna, kur vdiq për motive ende të paqarta, pasi pritet ekzaminimi i trupit për të kuptuar shkaqet e vdekjes.

Duket se e ëma e Jenni-t ka qenë e inatosur për trajtimin që i ishte bërë të bijës deri atë ditë dhe e ka shprehur në këtë formë inatin.

“Pasi kam parë njerëz m… po shkruaj tani për vajzën time dhe dua që edhe ju ta kujtoni kështu vajzën time, me këtë imazh që unë nuk do ta heq kurrë nga mendja ime. Tani nuk mund ta prekni më me duart tuaja të pista, me fjalët tuaja të ndyra, nuk mund ta ftoni në festat tuaja të shëmtuara”,- shkruan nëna e Jenni-t.

Për pak orë postimi është shpërndarë nga qindra njerëz dhe komentuar nga dhjetëra të tjerë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat