Pema rekord, qindra drita pushtojnë shpatin e malit në Itali

Ndryshe

Pema rekord, qindra drita pushtojnë shpatin e malit në Itali

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 11:28
Pema me qindra drita në shpatin e malit në Itali

Në malin plot pemë, një tjetër prej dritash do zbukurojë sezonin e festave. Në shpatet e malit Ingino në Umbria të Italisë prej 7 dhjetorit do të shkëlqejnë më shumë se 200 drita.

Umbria është gati të vishet magjishëm vetëm pas pak ditësh duke ndjekur traditën që përsëritet prej 36 vitesh.

Tradita për vendosjen e pemës daton që në vitin 1981 ndërsa emocionet mbeten çdo vit të njëjtat, të gjithë ne kemi pak nevojë për magjinë e festave.

Pema e Krishtlindjeve në Umbria është më e madhja në botë ndërsa në vitin 1991 është bërë pjesë e rekordeve të Librit Gines. Pema magjike, është 350 metra e gjerë dhe 650 metra e gjatë.

Në të gjithë sipërfaqen e saj kombinohen bukur 250 drita ndërsa në krye është edhe ylli me një sipërfaqe rreth 1000 metra katrorë i dizajnuar me mbi 100 drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat