“Alo! Qeni më la jashtë makinës”

Ndryshe

“Alo! Qeni më la jashtë makinës”

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 16:07
Pamje nga videoja

Po, kjo ka ndodhur me të vërtetë! Në Serina, në provincën e Bergamo, zjarrfikësit kanë marrë një telefonatë të cuditshme për ndihmë: “Mund të vini urgjentisht në Serina?! Qeni më ka lënë jashtë makinës dhe motori i automjetit është i ndezur”.

Ai që mori në telefon ishte një burrë rreth të gjashtëdhjetave. Sapo burri doli nga makina, qeni filloi të lëvizte në kabinën e automjetit dhe pa qëllim, me kthetrat e tij, uli siguresën e derës së makinës, duke e lënë pronarin e tij jashtë.

I shqetësuar, 60 vjecari kërkoi ndërhyrjen e zjarrfikësve, të cilët filluan të besonin se kishin të bënin me një ngjarje e rëndë. Me të mbërritur në vendngjarje, zjarrfikësit arritën të hapnin derën e makinës duke e rikthyer të zotin në timon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat