Kjo foto tregon shumë, mijëra njerëz e kanë postuar

Ndryshe

Kjo foto tregon shumë, mijëra njerëz e kanë postuar

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 18:16

Kjo fotografi ishte postuar në internet nga Shanna Niehaus, nëna e pesë vjeçarit Kainoa. Foto tregon një moment që ka prekur mijëra njerëz në mbarë botën.

"Shikoni këtë moment? Unë kurrë nuk kam përjetuar një moment të tillë. Dje ishte dita e parë kur djali im 5-vjeçar me autizëm ka takuar qenin e tij të ri që ka aftësi të përcjell fëmijët me autizëm, Tornado. Ne jemi amerikanë që jetojmë jashtë shtetit në Japoni dhe kishim planifikuar këto dy vite që të merrnim Tornadon”, shkruan Shanna.

Kjo foto tregon fytyrën e një nëne e cili e pa fëmijën e saj, të cilin ajo shpesh nuk mund ta përqafojë, ta lajë, veshë, dhe të kontaktojë lirshëm me të, ndërsa tash shihet se si e pranon miqësisht me vullnet të lirë qenin e tij të ri.

Kjo është fytyra e një nënë që ka provuar pafundësisht që ta socializoj dhe ta bëjë të shoqërueshëm me rreth dhe kafshët djalin e saj me autizëm, duke dashur që atij të ia bëjë një mik të vërtetë... Dhe tani ajo është ulur prapa djalit të saj në heshtje duke e përjetuar këtë moment, dhe mundur të thotë ndonjë fjalë.

Image

“Ia vlen çdo luftë për birin tim, çdo diagnozë, çdo ofrues i ri, çdo dollarë që shpenzoj, çdo fletë që plotësoj, çdo shkuarje në shkollë, çdo lot i derdhur, çdo hap përpara, çdo hap mbrapa, dhe çdo çudi për të ardhmen e panjohur. Disi nuk e prisja këtë lidhje të djalit tim me Tornadon. Si një nënë, unë kam parë momente të panumërta sfiduese dhe të dhimbshme kur djali im ka hasur dhe ka bërtitur me raste të panumërta. Dje, megjithatë, kam qarë për një arsye tjetër. Kjo është një ndjenjë e papërshkrueshme”, ka thënë nëna e këtij djali të vogël e cila përmes kësaj fotografie ka bërë mijëra njerëz që ta përshëndesin këtë emocion.

Autizmi nuk është sëmundje; ajo është një formë unike e zhvillimit. Ajo nuk mund të "shërohet" me mjekësi. Por qentë mund të ndihmojnë njerëzit që të kapërcejnë disa nga vështirësitë, e bilës edhe në rastet e personave me autizëm. Ata tregojnë kujdes, përkushtim, dhembshuri dhe ngrohtësi, dhe  mund të bëjnë shumë për të ndihmuar fëmijët me autizëm që të krijojnë lidhje me botën rreth tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat