Njihuni me gruan pa vaginë

Ndryshe

Njihuni me gruan pa vaginë

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 19:24
Devan Merck

Devan Merck, një vajzë e re 23-vjeçare tani më në fund mund të kryejë marrëdhënie seksuale, pasi mjekët arritën të bënin një ndryshim të madh në jetën e saj. Ata i krijuan vaginën dhe kanalin e këtij organi gjenital, duke përdorur lëkurë të butë nga pjesa e prapanicës.

Devan zbuloi në moshën 12 vjeçare se kishte lindur pa kanalin vaginal për shkak të një keqformimi mes uterusit dhe mitrës. Ajo u diagnostikua me sindromën Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser dhe pas formimit të vaginës nga dora e mjekëve, Devan dhe partneri i saj më në fund mund të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe të kenë një jetë të lumtur. Çifti është shprehur se shpreson që shumë shpejt të mund të krijojnë familjen e tyre.

“Unë nuk ndihem aspak ndryshe. Në vend që të kem një vaginë të plotë dhe funksionale, tani kam një vaginë të ndërtuar nga dora e njeriut. Për vite me radhë jam ndier ndryshe, pasi kur isha e vogël fëmijët e tjerë më quanin “djalë” dhe të dashurit e mi zhdukeshin pasi mësonin se nuk mund të bënin seks me mua. Që kur njoha tim shoq gjërat ndryshuan tërësisht, unë e kam mitrën dhe vezoret, ndaj tani mund të krijojmë familjen tonë. Shpresoj të jem një nënë e mirë”, deklaroi Devan pas operacionit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat