Fakte interesante në kufijtë e të pabesueshmes

Ndryshe

Fakte interesante në kufijtë e të pabesueshmes

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 09:18

FBI-ja amerikane i heton abuzimet e njerëzve me kafshët, njëlloj si vrasjet apo sulmet ndaj personit. Ata e klasifikojnë mizorinë ndaj kafshëve si një krim të Grupit A, pasi vlerësohet që nëse dikush abuzon me kafshët, ka shumë mundësi të bëjë të njëjtën gjë me një njeri.

Truri ynë i percepton njerëzit që na mërzisin, sikur lëvizin më ngadalë se sa ndodh në realitet.

Pistantrofobia është frika e zakonshme ndaj besimit tek njerëzit, për shkak të eksperiencave të shkuara të marrëdhënieve të përfunduara keq.

Në veri ekziston një ishull, që është një territor i kontestuar midis Kanadasë dhe Danimarkës. Ushtritë e të dyja vendeve e vizitojnë atë në mënyrë periodike për të hequr flamurin e vendit tjetër, dhe lënë aty një shishe shnapsi danez apo uiski kanadez.

Për shkak se foshnjat dëgjojnë gjuhët që fliten rreth tyre, ndërsa gjenden ende në barkun e nënës, ato zhvillojnë të qara dalluese që e pasqyrojnë këtë kur lindin. Kështu foshnjat qajnë me theks, duke bërë të mundur dallimin e fëmijës francez nga një fëmijë gjerman, bazuar thjesht tek mënyra se si ata qajnë.

Një elefant mund të vdesë nga zemërthyerja, në rast se ngordh partneri i vet. Ai mund të refuzojë të hajë, dhe shtrihet përtokë duke derdhur lot deri sa të ngrordhë nga uria.

Njerëzit që qeshin më shumë, janë më tepër në gjendje të tolerojnë dhimbjen – si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.

Coca-Cola u krijua fillimisht nga farmacistët, për të ndihmuar në kurimin e dhimbjes së kokës.

Burrat dhe gratë përjetojnë të njëjtën sasi emocionesh, por gratë i shfaqin ato më shumë.

Antilopat brigjata kanë një shikim dhjetë herë më të largët sesa mesatarja e gjitarëve, përfshirë këtu edhe njeriun. Kjo do të thotë se një natë të kthjellët, ato mund të shohin më sy të lirë unazat e planetit Saturn.

Nëse do të mund të fluturonit në hapësirë, trupi juaj do të shpërthente para se të mbyteshit, pasi atje nuk ka presion nga ajri.

Vetëm një satelit deri më sot është shkatërruar nga një meteor:Olimpus i Agjencisë Evropiane të Hapësirës në vitin 1993.

Në asnjë prej kazinove të Las Vegasit nuk ka orë ta varura në mure.

Një sasi e vogël alkooli e derdhur mbi një akrep, do ta shkaktonte menjëherë çmendjen e këtij të fundit, që do të digjte veten për vdekje.

Në SHBA ekziston një kompani e specializuar në krijimin e dhomave të fshehta për shtëpinë tuaj. Njëra prej tyre kërkon një fushë shahu të luajtur në një lloj kombinimi të caktuar për t’u hapur.

Burrat që puthin gratë e tyre para se të nisen për në punë, përfshihen në më pak aksidente me makinë se të tjerët. / bota.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat