Ja pse duhet ta vizitoni Kopenhagën

Ndryshe

Ja pse duhet ta vizitoni Kopenhagën

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 15:22
Pamje nga Kopenhaga

Sipas një publikimi të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, danezët janë cilësuar si njerëzit më të lumtur në botë. Vetëm disa ditë qëndrimi në Kopenhagën, do t’ju bëjnë ta kuptoni më së miri këtë shprehje.

Danezët janë njerëzit më të lumtur në botë

Sipas raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, danezët janë cilësuar si njerëzit më të lumtur në botë. Me një fakt të tillë bien dakort shumë vetë dhe një ndjejë e lehtë xhelozie është prezente te kushdo sidomos nëse qëndroni disa ditë në Kopenhagen.

Makinat përdoren shumë rrallë në këtë qytet, mjeti i transporitit më i përdorur këtu është biçikleta. Hapësirat e gjelbra publike zënë një sipërfaqe gjigande në këtë qytet. Njerëzit vazhdojnë ta shijojnë kënaqësinë e të notuarit edhe gajtë javëve të para të vjeshtes. Mbrëmje në restorante ekskluzive ku kulinaria e servirur është e një niveli shumë të lartë.

Xhirot me varkë, një eksperiencë që nuk duhet humbur

Xhirot me varkë në liqene të ndryshme dhe sidomos përgjatë portit janë një prezantim tjetër mbresëlënës me këtë qytet. Disa prej ndërtesave më të reja bashkëkohore janë ndërtuar pikërisht në këtë zonë. Këtu ndodhet “Opera Mbretërore” që mban firmën e arkitektit Henning Larse. Pak më tutje ndodhet “Teatri Kombëtar” dhe “Libraria Mbretërore” e njohur ndryshe nga vendasit edhe si “Dimandi i zi”. Një dimand tjetër i këtij qyteti që nuk duhet humbur është edhe “Qendra Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor”, e cila ndodhet në ishullin Papioren. Kryevepra të artistëve të tillë si Yoko Ono dhe Bruce Nauman, instalacioni i fotografit të mirënjohur Raganar Kjartansson( nga Islanda) janë ekspozuar në këtë qendër arti, e cila do të qëndrojë e hapur edhe për 18 muaj të tjerë dhe pastaj do të prishet për t’u shndërruar në një bllok rezidencial pallatesh. Qytet, ku gjithkush mund të gjejë veten

Ju mund të vizitoni zona mjaft të njohura siç janë lagjet në qendër të Kopenhagenit.

Nga lagjia e të rinjve, Vestebro, në lagjen e multikuturave në Ostebro, nga antikiteti dhe mrekullia e kopshteve romatike dhe shtëpive të shekullit të 18 dhe 19 në Frederiksberg në sharmin e modernizmit të Christianshavn, gjitkush mund të gjejë veten në këtë qytet.

Kulinaria e këtij qyteti, një perlë më vete

Nese mendoni për kulinarinë në Kopenhagen, personi i parë që ju vejn në mend është Rene Redzepi. Së bashku me Claus Meyer, ai krijoi kuzhinën e re nordike, duke e shndërruar linjën e restoranteve “Noma” në një prej destinacioneve më të frekuentuara.

Kopenhagen nuk mund të mos përmendej edhe për hotdog-ët e saj të famshëm, që cilësohen si më të mirët në të gjithë Europën.

Qytet i një arkitekture të veçantë

Përpara se Kopenhagen të bëhej e njohur për kulinarinë e saj, ajo vizitohej nga shumë persona nga vende të ndryshme të botës për të parë arkitekturën e veçnantë të këtij qyteti. Këtu mund të përmendim Arne Jacobsen, Jorn Utzon dhe Verner Panton të cilët nuk iu kushtuan vetëm dizenjimit të ndërtesave të larta, të Operave por iu përkushtuan edhe krijimit të mobiljeve shumë të veçanta për ambientet e brendshme të shtëpive. Dizajnet e mobiljeve nga Danimarka gjithmonë shoqëroheshin me togfjalëshin “ cilësi e lartë”.

Muezu i Artit Bashkëkohor në Luiziana

Udhëtimi më tren për në Hulebæk për në very të Kopenhagenit zgjat vetëm një orë e gjysmë. Këtu ndodhet Luiziana, një prej Muzeve më të njohur të Artit Bashkëkohor. Çdo gjë këtu është mbresëlënëse duke filluar nga koleksionet pothuasje të plotë të artistëve të tillë si Pikaso, Alberto Giacometti, Robert Rauschen-berg tek Andy Warhol deh Anselm Kiefer.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat