Policja me bikini, neutralizon hajdutin

Ndryshe

Policja me bikini, neutralizon hajdutin

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 15:56
Policja me bikini duke e neutralizuar hajdutin

Një agjente e policisë suedeze, e cila ishte në ditën e saj të pushimit, është fotografuar gjatë neutralizimit të një hajduti, i cili po grabiste një park të Stockholm.

Agjentja Mikaela Kellner ka qenë duke marrë disa rreze dielli së bashku me një tjetër mikeshë kur ka vënë re një djalë të ri, që po vidhte një telefon celular.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi im duke neutralizuar hajdutin dhe pse isha “praktikisht e e zhveshur””, ka thënë ajo për të përditshmen “Aftonbladet”.

Ngjarja e ndodhur në parkun Ralambshov Park në Stockholm dhe foto e realizuar është postuar më pas në Instagram ku ka marrë më shumë se 9 mijë pëlqime në vetëm 2 ditë.

E ndërsa policja i gëzohet suksesit edhe me bikini, autori është arrestuar më pas nga patrulla.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat