E dënojnë me burg gruan sepse lypte në rrugë

Ndryshe

E dënojnë me burg gruan sepse lypte në rrugë

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 20:51
Ilustrim

Gjykata e Danimarkës dënoi një grua me 40 ditë burg para se ta dëbonte përgjithmonë nga shteti.

Gruaja me nënshtetësi sllovake, u dëbua nga Danimarka sepse filloi të lypte në rrugë dhe ky shtet e ndalon me ligj këtë praktikë duke e konsideruar si kriminale.

Gjyqtarët në qytetin e Copenhagenit e dënuan gruan me 40 ditë burg ditën e martë dhe pasi ajo të përfundojë dënimin do dëbohet nga shteti. Policia tha se gruaja ishte dënuar disa herë për të njëjtën arsye: lypjen nga qytetarët e kryeqytetit danez.

Kjo është hera e parë që dikush dëbohet nga Danimarka, pasi ushtron aktivitetin e lypjes.

Artikulli 197 në kodin penal të Danimarkës kriminalizon lypjen me dënimin maksimal prej 6-muajsh burg, duke dëbuar nga shteti ata që janë kapur më parë nga policia për këtë arsye dhe vazhdojnë ta ushtrojnë. Lypja që të konsiderohet ilegale duhet të jetë “aktive”.

Shtetasit e Bashkimit Evropian gjobiten, ndërkohë që ata që nuk janë pjesë e BE, dëbohen menjëherë. Danimarka gjithashtu ka ndaluar autoritetet lokale të strehojë emigrantët e paligjshëm pa një numër kombëtar identifikimi.

Prokurorët thanë se ishin të kënaqur që ligji kishte dëbuar gruan që lypte.

“Mund të tingëllojë mizore ta dëbosh një person sepse lyp për para, por puna është se kjo është e paligjshme në Danimarkë”, tha prokurorja Anne Jacobsen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat