“Mallkimi” i njeriut që fitoi 315 milionë dollarë në llotari: Më mirë ta grisja biletën

Ndryshe

“Mallkimi” i njeriut që fitoi 315 milionë dollarë në llotari: Më mirë ta grisja biletën

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 07:53
Amerikani Jack Whittaker që fitoi 315 milionë dollarë në lotari në xhekpotin e Krishtlindjeve në vitin 2002

Ai fitoi plot 315 milionë dollarë në llotari, por më pas shumë të këqija i ndodhën në jetë. Të premten atij i dogjën shtëpinë, ndërsa ka humbur dhe personat e rëndësishëm që kishte në jetë.

Amerikani Jack Whittaker fitoi 315 milionë dollarë në lotari në xhekpotin e Krishtlindjeve në vitin 2002, por thotë se e ndoqi nga pas një mallkim. Ai u grabit disa herë pas fitimit të lotarisë dhe katër vite më vonë deklaroi se ka falimentuar. Ai fajëson biletën e lotarisë edhe për vdekjen e të bijës dhe mbesave.

Ato u fiksuan pas parave dhe drogës. “Do doja ta kisha grisur atë biletë”, tha ai, pasi ato u fiksuan pas parave dhe drogës.

Ditën që iu dogj shtëpia, ndodhej në banesë edhe gruaja e tij, e cila arriti të shpëtojë në kohë, ndërsa amerikani thotë se banesa e tij nuk ishte e siguruar.

Ja pra, askush nuk ka dalë i fituar nga lojërat e fatit, ndaj për ju që jeni të fiksuar pas tyre, është mirë të hiqni dorë sa jeni në kohë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat