Nga shofer në miliarder, historia e njeriut më të pasur të dënuar me vdekje

Ndryshe

Nga shofer në miliarder, historia e njeriut më të pasur të dënuar me vdekje

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 11:15
Biznesmeni Babak Zanjani

Gjykata e Lartë e Iranit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me vdekje të biznesmenit Babak Zanjani për korrupsion. Zanjani për vite ka shmangur sanksionet duke arritur marrëveshje miliarda dollarë me një rrjet kompani nga Turqia, Malajzi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Prokurorët e akuzojnë atë se i ka shtetit 2.7 miliardë dollarë detyrime për naftën e shitur në emër të Ministrisë së Naftës.

Kritik të dënimit të tij me vdekje, përfshirë presidentin Hassan Rouhani, thonë se ekzekutimi i tij nuk do të bëjë të mundur kthimin e fondeve apo zbulimin e zyrtarëve që e kanë mbështetur atë.

Historia e njeriut më të pasur të Iranit

Miliarderi nga Irani u arrestua në dhjetor të vitit 2013 pasi nuk kishte paguar detyrimet nga miliardat e fituara nga shitja e naftës përmes kompanive të tij.

Zanjani, 42 vjeç i mohoi akuzat, por pavarësisht kësaj u shpall fajtor për mashtrim dhe krim ekonomik.

Një nga njerëzit më të pasur të Iranit, ishte në listën e personave që SHBA dhe BE i ndalonte hyrjen pasi kishte ndihmuar Iranin t’i bënte bisht sanksioneve për naftën.

Avokati i tij tha për BBC se vendimi ka motiv politik. Zanjani është personi kyç që ndihmoi Iranin të shiste naftë gjatë kohës që BE dhe SHBA i kishin vendosur sanksione Mahmoud Ahmadinejad.

Nga Duabai, ai kontroll më shumë se 60 kompani nga kozmetiket, kompanitë e fluturimit deri tek bankat. Pasi në pushtet erdhi Hassan Rouhani ai akuzua për mashtrim.

Zanjani ka lindur në Teheran dhe në vitin 1999 punonte si shofer i kreu të Bankës së Iranit, kohë kur nisi të punonte në këmbimin e monedhës. Thuhet se ai ka një pasuri prej 13.5 miliardë dollar, por nga ana tjetër thuhet se është edhe i zhytur në borxhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat