Qëlloi me grusht kangurin, sepse ia kishte kapur qenin dhe nuk e lëshonte

Ndryshe

Qëlloi me grusht kangurin, sepse ia kishte kapur qenin dhe nuk e lëshonte

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 14:18
Burri duke e qëlluar me grusht kangurin

Në Australi është filmuar një burrë i paemëruar, duke e qëlluar me grusht një kangur, i cili e kishte kapur për qafe një qen dhe nuk e lëshonte.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet momenti kur ai ballafaqohet me kafshën që është e madhe sa ai vet.

Pasi e godet, vetëm pas pak çastesh kanguri largohet nga vendi ngjarjes, duke e lënë të lirë qenin që po e mundonte.

Kjo video e shkurtër, që fillimisht është postuar ën Facebook është dukur shumë interesante, duke u shpërndarë shumë në rrjete sociale.

“Është një tregim australian, ku banorët rrihen edhe me kafshë” është një nga komentet për këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat