Australi, natyra jep spektakël

Ndryshe

Australi, natyra jep spektakël

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 07:51
Pamje nga videoja

Një grumbullim i frikshëm stuhish goditi qytetin autralian Brisbane, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë, dëme materiale dhe njerëz të plagosur, por gjithashtu edhe një mundësi unike për foto spektakolare.

Njëra pas tjetrës, stuhitë kaluan mbi qytet duke bërë që “hashtag”-u #Brisbaneuprehshnëpaqe të mbizotëronte në “Twitter”, me shumë banorë që parashikonin një fund të mundshëm të qytetit nga tërbimi i natyrës.

Por nëna natyrë, që habiti me superstuhinë, nuk i kishte mbaruar surprizat dhe kurseu qytetin australian duke i dhuruar një fund spektakolar furisë së saj. Qielli i errët, shiu dhe rrugët e panumërta u larguan ngadalë, duke i hapur vendin një prej perëndimeve më të bukura që banorët e Brisbane kishin parë ndonjëherë.

Si për të theksuar motin e paparashikueshëm të kontinentit ishull, autoritetet bënë me dije se superstuhia do të pasohet me mot tejet të nxehtë, mbi 40 gradë Celsius, për disa ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat