Adhurues i birrave, krijoi bredhin e festave nga mijëra kanaçe

Ndryshe

Adhurues i birrave, krijoi bredhin e festave nga mijëra kanaçe

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 10:25
Bredhi

Wes Boyd nga Perth i Australisë, e ka ndërtuar një bredh për festat e fundvitit me mijëra kanaçe të birrës.

Në këtë formë, ai ka dashur të tregojë dashurinë që ka për këtë pije, si dhe ta shfrytëzojë bredhin për bamirësi.

Në 14 muajt e fundit, ai i ka pirë – së bashku me shoqërinë – 2,536 kanaçaqe me birrë, për të ndërtuar më pas bredhin 4.4 metra të lartë. Sipër tij, ndodhet edhe një engjëll mbrojtës, i punuar nga po i njëjti material.

Këtë krijim ai dëshiron ta shesë në ankand, ndërsa paratë e mbledhura do t’i dërgojë në organizatën për mbrojtjen e të sëmurëve me alzhaimer.

“Nëna dhe gjyshja më kanë vdekur nga kjo sëmundje dhe mendova të bëjë diçka për të prekurit, që vuajnë nga të njëjtat probleme”, ka thënë Boyd.

Bredhi i lartë që është punuar nga ky material i pazakontë, mund të ndriçohet natën duke dhënë një pamje mahnitëse.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat