Në vend të borës, SHBA-në e mbulon shkuma

Ndryshe

Në vend të borës, SHBA-në e mbulon shkuma

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 15:43
Shkumë e madhe mbuloi gjithë qendrën e qytetit të Filadelfisë

Një shkumë e madhe mbuloi gjithë qendrën e qytetit të Filadelfisë të shtunën, pas një shpërthimi në nënstacionin PECO, thuhet sipas raporteve lokale.

Pasi zjarrfikësit arritën të shtunën pasdite në vendngjarje, shkuma kishte mbuluar një bllok të tërë.

Thirrjet në stacionin policor filluan diku rreth orës 13:00, që thoshin se një shpërthim kishte ndodhur brenda një ndërtese në rrugën South Juniper, thuhet sipas ABC 6.

Kur përgjegjësit e parë arritën, ata zbuluan se një sistem për shuarjen e zjarrit kishte lëshuar shkumën. Një ndërprerje e energjisë ndodhi pas shfaqjes së problemit dhe menjëherë pas ndërprerjes filloi të paraqitej shkuma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat