Egjiptiani e rrit mjekrën me bletë

Ndryshe

Egjiptiani e rrit mjekrën me bletë

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 18:43
Bletari egjiptian, Mohamed Hagra

Bletari egjiptian, Mohamed Hagras, e ka rritur mjekrën duke i përdorur bletët, në përpjekje për t’i edukuar njerëzit për përfitimet që ua sjell mjalti e bletës.

Ai thotë se dëshiron t’i edukojë egjiptianët për dobitë e bletës, si dhe t’iu dëshmojë atyre se insektet prodhuese të mjaltit nuk janë agresive.

Kjo video nuk është për persona që u mungon guximi.

“Së pari, më duhet të vesh rroba të duhura për ta mbrojtur veten nga pickimi i bletës. Kjo, po ashtu ka të bëjë edhe me mbrojtjen e bletëve, sepse një bletë që pickon vdes, prandaj nuk dua t’i vras ato,” ka thënë ai.

Hagras ua nxjerr hormonet bletëve mbretëresha pasi që ato të kenë vdekur dhe më pas i përdor ato për t’i tërhequr bletët nga kosherja e njëjtë.

Ai thotë se bletët po ashtu janë mjekësore dhe se shumë njerëz shkojnë në fermën e tij për t’u pickuar nga bleta në mënyrë që t’i shërojnë sëmundjet e ndryshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat