Të gjithë të çmendur pas selfie-ve, por më spektakolarja daton që në vitin 1966

Ndryshe

Të gjithë të çmendur pas selfie-ve, por më spektakolarja daton që në vitin 1966

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 19:38
Buzz Aldrin

Kur i bëjmë vetes fotografi e quajmë selfie dhe të gjithë e dimë që kjo e fundit është bërë shumë popullore në rrjetet sociale. Njerëzit tashmë e kanë më të lehtë të fotografojnë veten falë kamerave në smartfonët  tyre.

Shumë njerëz mendojnë se kanë bërë selfie-n më të bukur, por një nga selfie-t më spektakolare është bërë para se celularët të bëheshin kaq popullorë.

Ajo është bërë nga astronauti Buzz Aldrin gjatë misionit “Binkjakët” në vitin 1966. Selfie e tij në hapësirë u bë jashtëzakonisht e njohur para se dikush tjetër të bënte selfie dhe përpara shfaqjes së platformave sociale.

Buzz Aldrin u bë më vonë anëtar i ekspeditës së NASa , Apollo 11 që uli njeriun parë në hënë dhe ai ishte njeriu i dytë që vuri këmbët në sipërfaqen e hënës. Selfie e Aldrinit është bërë në hapësirë, me tokën në sfond.

Ai ishte i pari person që bëri selfie në hapësirë, por jo i fundit, pasi tashmë pasardhësit e tij e kanë kthyer atë në trend.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat