Kjo është grafia e pabesueshme e një gjarpri…

Ndryshe

Kjo është grafia e pabesueshme e një gjarpri…

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 18:15
Grafia e pabesueshme e një gjarpri

Gjarpri i cili gëlltiti një dorezë dere sepse e mori për një vezë, iu krye një operacion në stomak. Ai kapte minj jashtë kotecit të pulave në një shtëpi në Ballwin, Missouri.

Familja kishte vendosur një dorezë të vjetër dere në tokë që të dukej si një vezë në mënyrë që pulat të lëshonin vezë. Ata mbetën të shokuar kur gjetën zvarranikun të shtrirë në tokë me një gungë në madhe në bark.

Grafia e jashtëzakonshme e bërë nga veterinerët, tregonte dorezën e derës në stomakun e gjarprit. Atij iu desh disa muaj ta merrte veten nga operacioni i plagës 15 centimetërshe.

Veterinerët më pas e lëshuan në habitatin e tij natyror që të mund të vazhdonte të gjuante minj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat