Tmerruese: Ja çfarë i nxjerr mjeku nga veshi kësaj gruaje

Ndryshe

Tmerruese: Ja çfarë i nxjerr mjeku nga veshi kësaj gruaje

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 07:43
Foto nga video, mjeku duke ia larguar bubrrecin nga veshi pacientës

Një doktor në Kinën qendrore ka gjetur një buburrec në veshin e një pacienteje pasi ajo ankohej se kishte dhembje. Insekti mesa duket ka qenë akoma gjallë dhe siç duket qartë dhe në video mund të lëvizte akoma këmbët.

Gruaja nga Huaihua, Kinë duhej të hynte në anestezi para se mjeku të kryente procesin e dhimbshëm. Videoja tronditëse tregon momentin kur mjeku nxori nga kanali i veshit të gruas, insektin e gjallë.

“Diçka më bezdiste në vesh dhe e ndieja që ishte e gjallë sepse isha përpjekur ta prekja me gisht. Është shumë e dhimbshme”, u shpreh gruaja, emri i së cilës nuk u bë i ditur.

Mjeku hamendësoi se arsyeja pse insekti kishte përfunduar në veshin e gruas pasi ajo kishte lënë ushqim aty rrotull.

Pas operacionit veshi i gruas mbeti i skuqur dhe i ënjtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat