Nuk do ndalni së qeshuri me këtë pemë Krishtlindjesh

Ndryshe

Nuk do ndalni së qeshuri me këtë pemë Krishtlindjesh

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 11:14
Pemë Krishtlindjesh në Montreal

Këtë sezon festash, ambicia më e madhe e Montrealit ishte të kishte një pemë Krishtlindjesh më të gjatë dhe se pema ikonë Rockfeller në Nju Jork.

E vendosur në Place de Arts banorët e Montrealit shohin që diçka nuk shkon me pemën e tyre, është pak e rrallë, dhe ... e shtrembër. Sipas Buzzfeed, menjëherë ka plasur gallata në rrjetet sociale. 

“Kjo është pema që kemi në qytet dhe që konkuron Rockfeller në Nju Jork”, shkruan një banor i Montrealit. “Duket sikur sapo ka dalë nga qendra e rehabilitimit të Krishtlindjeve”, shkruan dikush tjetër. “Nuk është aq keq, me të vërtetë. Ndoshta ajo do pak më shumë dashuri”, shkruan një vajzë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat