Gazetari shqiptar publikon selfie-n me Ferrarin: Pas 24 viteve punë...

Ndryshe

Gazetari shqiptar publikon selfie-n me Ferrarin: Pas 24 viteve punë...

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 17:43
Edi Oga

Gazetari shqiptar Edi Oga ka publikuar një selfie, ku duket mjaft i lumtur, ndërsa në sfond është një Ferrari e kuqe.

Por, në fakt gazetari nuk është i lumtur për makinën luksoze, kjo sepse Ferrari nuk është e tij. Me publikimin e kësaj fotoje, gazetari ka dashur të shprehë "lumturinë" që ka blerë një celular me kamera për selfie.

Sigurisht, kjo është një ironi e Ogës, i cili tregon të mirat materiale që ka arritur të blejë, në këtë rast një smartphone, pas 24 vitesh punë, ndërsa shumë të tjerë zotojnë makina super luksoze, ndoshta jo me shumë mund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat