82 vjeçarja gjen letrën që i kishte shkruar babagjyshit që kur ishte 5 vjeç

Ndryshe

82 vjeçarja gjen letrën që i kishte shkruar babagjyshit që kur ishte 5 vjeç

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 18:29
Christine

Ju kujtohet kur i dërgonit letra babagjyshit kur ishit të vegjël? Me siguri shumica prej jush i kanë humbur diku, por 82-vjeçarja Christine, ende dridhet nga emocionet ndërsa mban në duar letrën e vjetër e të harruar që ka gjetur mes raftesh.

Është në të lista e dëshirave të fëmijërisë së saj; e ka shkruar kur ishte vetëm 5 vjeç. Mes kërkesave drejtuar Babagjyshit të Vitit të Ri, Christine lexon se ka dashur disa sende fare të thjeshta, disa bojëra për të vizatuar, një kukull dhe një libër. Mes të trijave, kujton që emocionin më të madh do t’ia dhuronte kukulla, ishte një vajzë e vogël që nuk e kalonte kohën me televizor e radio, por merrte mësime pianoje gjatë kohës së lirë.

“Doja gjëra shumë të thjeshta, të gjithë ne kënaqeshim me pak e ndoshta edhe fëmijët e tjerë kishin të njëjtat dëshira, pak a shumë. Jeta ishte e thjeshtë. Vëllai im morri për dhuratë Lego dhe një “puzzle” ndërsa unë morra bojërat që kisha kërkuar. Nëna jonë ishte kujdesur që të dekoronte çorapet e tim ati dhe t’i përdorte për të fshehur dhuratat tona. Brenda tyre, gjenim gjithmonë edhe një mandarinë dhe dy monedha”, kujton Christine.

Sot, ajo çuditet se si kanë ndryshuar gjërat dhe se sa e vështirë, thuajse e pamundur, është bërë që njerëzit t’iu gëzohen gjërave të thjeshta. “ Jam jashtëzakonisht e tronditur se si jemi bërë kaq materialist, sidomos për festat e Krishtlindjes. Duam më shumë, gjithmonë e më shumë. Do kërkojmë edhe më shumë, deri sa të shkatërrojmë botën dhe veten. Fëmijët e sotëm nuk vlerësojnë asgjë sepse kanë më shumë nga ç’kanë mundësinë të përdorin”, përfundon Christine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat