Arrestohen 12 indianë, qëndruan ulur teksa këndohej himni kombëtar

Ndryshe

Arrestohen 12 indianë, qëndruan ulur teksa këndohej himni kombëtar

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 07:46
Indianët në një kinema në Indi

Dymbëdhjetë persona janë arrestuar të hënën në një kinema në Indi, pasi qëndruan ulur ndërsa luhej himni kombëtar.

Spektatorët, të cilët po ndjekin një festival ndërkombëtar të filmit në qytetin e Trivandrum në Kerala, u liruan më vonë, por ata përballen me akuza të "dështimit për t'iu bindur një urdhri të lëshuar nga një shërbëtor publik, duke shkaktuar pengim apo bezdi për të tjerët".

Arrestimet vijnë pas një vendimin të Gjykatës së Lartë Indiane të muajit të kaluar, ku thuhet që himni kombëtar të luhet para çdo filmi dhe se audienca të qëndrojë në këmbë, ndërsa luhet. Policia e bëri të qartë se autoritetet janë duke e marrë seriozisht vendimin.

"Në qoftë se ne nuk qëndronim në karrige, mendova që ne do të na ziheshin vendet", tha një i burgosur për Indian Exspress.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat