Vdes gruaja që u diplomua në moshën 95-vjeçare

Ndryshe

Vdes gruaja që u diplomua në moshën 95-vjeçare

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 10:56
Nola Ochs

Nola Ochs, e cila u bë lajm botëror kur u diplomua në një universitet amerikan në moshën 95-vjeçare, dhe vazhdoi studimet në master deri në moshën 100-vjeçare, ka ndërruar jetë të premten që kaloi.

Ajo vdiq në moshën 105-vjeçare në një shtëpi të kujdesit për të moshuar në Dodge City.

Ochs u diplomua në Universitetin Shtetëror “Fort Hays” në lendën e historisë në vitin 2007. Në atë kohë, organizata e Librit të Rekordeve Guiness pati thënë se ajo ishte personi më i vjetër në botë që diplomohej.

Më pas, ajo u diplomua edhe në master për Studime Liberale, me fokus në histori, në vitin 2010, e në atë kohë ishte 98-vjeçare.

Ajo vazhdoi t’i ndiqte ligjëratat deri në moshën 100-vjeçare, para se të kthehej në fermën e familjes afër Jetmore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat