E tradhtoi, i dashuri i rruan kokën e vetullat

Ndryshe

E tradhtoi, i dashuri i rruan kokën e vetullat

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 19:30
Pamje nga video

Të tradhtosh të dashurin, sidomos kur ai është një anëtar i bandave famëkeqe të Brazilit, nuk është një ide e zgjuar e pa pasoja.

Në internet po përhapen me shpejtësi pamjet ku tregohet poshtërimi që i bëhet një vajze, e akuzuar nga i dashuri i saj gangster për tradhti.

Ndëshkimi është rruajtja e kokës dhe e vetullave, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit brohorasin.

Në video tregohet gruaja e tmerruar e cila e pranon fatin e saj, ndërkohë që kryhet edhe një telefonatë, që besohet se është me mashkullin që besohet se ajo ka tradhtuar të dashurin e saj.

Në Brazil, forma të tilla ndëshkimi janë praktikë e anëtarëve të grupeve të drogës, ndëshkime që në disa raste shkojnë deri në gjymtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat