Shtëpia u përfshi nga zjarri, qeni telefonoi zjarrfikësit dhe e nxori pronaren e verbër përjashta

Ndryshe

Shtëpia u përfshi nga zjarri, qeni telefonoi zjarrfikësit dhe e nxori pronaren e verbër përjashta

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 22:36
Qeni

Në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara, një qen është dekoruar me medalja pasi ia ka shpëtuar jetën pronares së saj të verbër.

Sapo e ka vërejtur se shtëpia po digjet, Yolanda e ka kërkuar ndihmën e zjarrfikësve përmes telefonit të specializuar, si dhe e ka tërhequr përjashta 60-vjeçaren që kishte humbur orientimin.

Pasi e ka nxjerrë jashtë, në vendin e ngjarjes ka shkuar ndihma shpejtë, që e kanë trajtuar të moshuarën për bllokimin e frymëmarrjes nga tymi.

Kjo nuk është hera e parë që Yolanda, që është e specializuar për mbikëqyrje po e shpëton gruan që nuk sheh.

Në vitin 2013 ka qenë po e njëjta situatë me zjarr, kurse gjatë vitit të kaluar, i ka ndjekur dy hajna që i kanë hyrë në shtëpi dhe ka kërkuar ndihmë e forcave të rendit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat