Tri thënie të fëmijëve sirianë që do të mbahen mend për kohë të gjatë!

Ndryshe

Tri thënie të fëmijëve sirianë që do të mbahen mend për kohë të gjatë!

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 14:00
Ilustrim

Derisa gjendja në Aleppo të Sirisë po vazhdon të mbetet e paqëndrueshme dhe e rrezikshme, rrjetet sociale po “gumëzhijnë” duke raportuar për ngjarjet atje dhe shfaqur reagimet e njerëzve rreth situatës atje.

Dhe së fundmi është publikuar një fotografi, e cila rikujton tri thënie të fëmijëve sirianë, përgjatë luftës atje.

Më poshtë ua sjellim tri thënie të fëmijëve sirianë, të cilat gjithsesi do të mbahen mend për një kohë të gjatë:

-Djaloshi trevjeçar, para se të vdiste tha: Do t’i tregoj Zotit gjithçka
-Vajza e cila tha fotografit: Të lutem mos më fotografo, sepse jam e pambuluar
-Fëmija i cili tha: Dua të vdes e të shkoj te Zoti, se tek Ai ha bukë deri sa të ngopem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat