“Më vjen turp që marr rrogë kaq të lartë”, kryebashkiaku i ul pagën vetes

Ndryshe

“Më vjen turp që marr rrogë kaq të lartë”, kryebashkiaku i ul pagën vetes

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 09:37
Kryebashkiaku Shuhret Fazlliç

Ndodh rrallë që politikanët të ulin me dëshirën e tyre pagën, por një politikan në rajonin e Ballkanit është ndryshe nga të tjerë.

Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së qytetit Bihac në Bosnjë dhe Hercegovinë, i cili ka vendosur që të ulë pagën e tij.

Kryebashkiaku Shuhret Fazlliç ka miratuar ndryshimin e pagës së tij, sigurisht me ulje, ndryshe ngase ndodh zakonisht.

Këshilltarët bashkiakë kanë vendosur që të rrisin pagat për punonjësit e organeve administrative të qytetit dhe kryebashkiaku ka kontribuar për këtë.

Paga e tij është reduktuar me 40 për qind, duke hequr nga portofoli i tij rreth tre paga mesatare neto në Federatën Boshnjake.

Nga 4500 KM (rreth 2500 euro), në 2.500 KM (rreth 1300 euro).

“Më vjen turp që të kem të ardhura të tilla të mëdha në kohët e sotme. Ky është një mesash që të gjithë ne duhet të ndryshojmë qëndrim për sa i përket fondeve publike. Duhet të shpenzojmë në mënyrë modeste. Kjo është mënyra e vetme për të jetuar më mirë në qytetin tonë”, tha kryebashkiaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat