Kryetari i komunës kërkon që t’i ulet paga: Më vjen turp që marr kaq shumë

Ndryshe

Kryetari i komunës kërkon që t’i ulet paga: Më vjen turp që marr kaq shumë

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 16:39
Kryebashkiaku Shuhret Fazlliç

Një ngjarje e pazakontë vjen nga Bosnjë Hercegovina, ku një kryetar komunës ka kërkuar që t’i ulet rroga

Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së qytetit Bihac në Bosnjë dhe Hercegovinë, i cili ka vendosur që të ulë pagën e tij. Mediat vendase shkruajnë se kjo ndodh shumë rrallë në Bosnjë.

Kryebashkiaku Shuhret Fazlliç ka miratuar dje (14 dhjetor) ndryshimin e pagës së tij, sigurisht me ulje, ndryshe nga sa ndodh zakonisht.

Këshilltarët bashkiakë kanë vendosur që të rrisin pagat për punonjësit e organeve administrative të qytetit dhe kryebashkiaku ka kontribuar për këtë. Paga e tij është reduktuar me 40 për qind, duke hequr nga portofoli i tij rreth tre paga mesatare neto në Federatën Boshnjake.

“Më vjen turp që të kem të ardhura të tilla të mëdha në kohët e sotme. Ky është një mesash që të gjithë ne duhet të ndryshojmë qëndrim për sa i përket fondeve publike. Duhet të shpenzojmë në mënyrë modeste. Kjo është mënyra e vetme për të jetuar më mirë në qytetin tonë”, ka thënë kryebashkiaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat