10 vjeçarja me autizëm këndon “Hallelujah”, performanca e saj do t’iu mrekullojë

Ndryshe

10 vjeçarja me autizëm këndon “Hallelujah”, performanca e saj do t’iu mrekullojë

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 09:05
Kaylee Rodgers

Video e 10 vjeçares Kaylee Rodgers, e cila këndon këngën e famshme  të Leonard Cohen me korin e shkollës së saj, ka entuziazmuar miliona persona në mbarë botën.

Pak ditë më parë, për performancën e korit të fëmijëve me aftësi të kufizuara me rastin e Krishtlindjeve në shkollën “ Killard House School” në Donaghadee, qytet në rajonin Down në Irlandën e Veriut , Kaylee Rodgers ishte zgjedhur për të kënduar  “Hallelujah” të Cohen.

Performanca e 10 vjeçares e cila vuan nga autizmi, ishte një sukses i padiskutueshëm. Video me zërin e saj të jashtëzakonshëm është shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale.

Vajza ka filluar të këndojë që në moshën 3 vjeçare. Familja dhe mësuesit e saj ndihen krenarë për rrugën që ajo ka bërë që kur nisi shkollën fillore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat