Në cilën anë mendoni se po rrotullohet balerina?

Ndryshe

Në cilën anë mendoni se po rrotullohet balerina?

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 17:34
Pamje nga video

Fillimisht duket si një video e thjeshtë ku një balerinë nis të rrotullohet. Por në fakt e gjithë kjo është një iluzion optik, i cili sipas ekspertëve, mund të zbulojë se sa të zgjuar jeni.

Iluzioni luan me perceptimin vizual të trurit - disa e shohin balerinën të rrotullohet në drejtim të akrepave të orës, ose e anastjellta. Por disa të tjerë e shohin duke ndërruar nga njëri drejtim në tjetrin.

Figura rrotulluese është përdorur për vite me radhë për të testuar inteligjencën e për të përcaktuar cila anë e trurit është më dominant.

Lidhur me këtë ekspertët thonë se nuk ka të bëjë vetëm me hemisferat e trurit, por shumica e shohin kërcimtaren duke u rrotulluar në drejtim të akrepave të orës sepse ne jemi të prirur të kemi një këndvështrim nga sipër dhe një vëmendje të kontrolluar ndaj anës së djathtë të trupit.

Sipas shkencëtarëve ata që e shohin balerinën duke ndërruar drejtime kanë koeficient inteligjence më të lartë.

Iluzioni optik është krijuar nga dizenjuesi japonez Nobuyuki Kayahara në vitin 2003.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat