Jetuan 64 vite të martuar, çifti ndërron jetë në një ditë

Ndryshe

Jetuan 64 vite të martuar, çifti ndërron jetë në një ditë

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 15:55
Çifti i moshuar nga Tennesse

Një çift i moshuar nga Tennessee të cilët jetuan 64 vjet të martuar kanë kaluar orët e fundit të jetës së tyre duke i shtrënguar duart njëri-tjetrit në shtretërit e tyre në spital.

Dolores Winstead 83 vjeç dhe burri i saj Trent Winstead, 88 vjeç, ndërruan jetë në Nashville's Saint Thomas West Hospital, dy javë më parrë.

Ata kishin kërkuar që të shtroheshin në të njëjtën dhomë në spital, në mënyrë që të kalonin momentet e fundit së bashku. Fotografia e tyre, me duart shtrënguar tregon dashurinë e madhe që ata kishin për njeri-tjetrin.

E para që ndërroi jetë ishte gruaja Dolores, ndërsa burri i saj vdiq pak orë më vonë përkrah saj, pasi nuk mundi ta duronte dhimbjen për vdekjen e gruas.

“Ai e pa atë duke vdekur dhe nuk mundi ta përballonte. Ai vdiq me zemër të thyer. Asnjëherë nuk e kisha menduar se do të dilja nga spitali pa asnjërin,” ka thënë e bija e tyre Sheryl për Washington Post.

Dolores dhe Trent bënë kishin dy fëmijë, 3 nipër e mbesa dhe 8 stërnipër. Më 17 janar ata do të festonin përvjetorin e tyre të 64.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat