Vajza trevjeçare detyrohej të jetonte në kuti druri, të mbushur me insekte të ngordhura

Ndryshe

Vajza trevjeçare detyrohej të jetonte në kuti druri, të mbushur me insekte të ngordhura

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 23:56
Vendi ku ishte mbyllur ajo, nuk ishte më i lartë se gjysmë metri, ndërsa brenda kishte vetëm një shpuzë të vogël

Në Indiana të Shteteve të Bashkuara, Policia e ka shpëtuar trevjeçaren që detyrohej nga prindërit të jetonte në kuti të mbyllur.

Sipas raportit, vogëlushja qëndronte në objektin e vendosur në dhomën e ditës, ndërsa me të nuk fliste askush.

Vendi ku ishte mbyllur ajo, nuk ishte më i lartë se gjysmë metri, ndërsa brenda kishte vetëm një shpuzë të vogël, që ishte e mbushur me papastërti dhe insekte të ngordhura.

Image
Brendia e kutisë nga druri, ku mbahej e mbyllur trevjeçarja

Për këtë arsye janë arrestuar prindërit e vogëlushes, si dhe nëntë persona që ishin në dijeni se ajo mbahej në kuti dhe nuk e raportonin rastin.

Prindërit e saj janë deklaruar të pafajshëm para gjykatës, duke pretenduar se vajza hynte dhe mbyllej në mënyrë të vullnetshme.

Së bashku me pesë fëmijë të tjerë, ajo është dërguar në një qendër kujdesi, ndërsa nuk dihet se çfarë dënimi do të marrin prindërit e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat