Shkencëtarët tregojnë se kush i do njerëzit më shumë: macet apo qentë

Ndryshe

Shkencëtarët tregojnë se kush i do njerëzit më shumë: macet apo qentë

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 16:23
Ilustrim

Debati i përjetshëm mes admiruesve të qenve dhe maceve me gjasë do të përfundojë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se cila nga kafshët tona të preferuara na do më së shumti. Si pjesë e dokumentarit të BBC2, të quajtur “Cats vs Dogs”, e të udhëhequr nga ekspertët e kafshëve Chris Packham dhe Liz Bonnin, një neuroshkencëtar ka hetuar se cilat specie i duan njerëzi.

Ne veçse e kemi ditur se qentë e lirojnë oksitoksinën – ‘hormonin e dashurisë’.

Por, ky test asnjëherë nuk është kryer më parë te macet.

“Ne veçse kemi dëshmi të mira se qentë i duan njerëzit. Një sërë studimesh të vogla kanë treguar se kur pronarët kalojnë kohë me qentë e tyre, njeriu dhe qeni e lirojnë oksitoksinën”, ka treguar Dr. Paul Zak, i cili e ka kryer këtë studim.

Neuroshkencëtarët kanë analizuar nivelet e oksitoksinës te macet dhe qentë – dhe rezultatet kishin treguar se hormoni ishte rritur mesatarisht për 57.2 për qind te meshkujt, por vetëm 12 për qind te macet.

Kjo do të thotë se qentë i duan më shumë njerëzit sesa macet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat