Qeni fryhet si lopë, iu bën gjëmën pronarëve

Ndryshe

Qeni fryhet si lopë, iu bën gjëmën pronarëve

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 21:36
Qeni

Në prag të Vitit të Ri dhe pasi kanë kaluar Krishtlindjet, një qen i pangopur ka bërë diçka që askujt nuk i kishte shkuar në mendje. Ai ka hyrë në kuzhinën e familjes dhe ka ngrënë brenda pak orësh të gjithë gjelin e detit që kishin pregatitur familjarët për këtë fundvit.

Pronari i qenit, David Barrett arriti të kuptonte se çfarë kishte ndodhur vetëm pasi pa qenushin e tij që të binte në tokë si një top i vogël me dhjamë. Qenushi kishte ndryshuar brenda shumë pak kohe edhe masën  trupore e barku i ishte fryrë, çka ka bërë që këmbët të mos e mbajnë dot më.

Qeni kishte lënë pa ngrënë vetëm një pjesë shumë të vogël të gjelit të detit, e cila nuk i hynte në punë askujt. Pronari i tij tregoi gjithë ç’kishte ndodhur në Twitter dhe postimi u bë menjëherë viral.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat