Paditin Apple-n për vdekjen e vajzës së tyre

Ndryshe

Paditin Apple-n për vdekjen e vajzës së tyre

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 18:11
Bethany Modisette

Prindërit e një vajze pesë vjeçare, e cila u mbyt në një aksident me veturë në SHBA, janë duke e paditur Apple pas pretendimeve se FaceTime e ka fajin për këtë aksident.

Garrett Wilhelm, 22 vjeç, ishte duke e përdorur FaceTime kur u përplas në veturën e James dhe Bethany Modisette më 2014, duke e mbytur kështu vajzën e tyre e cila ishte ulur në ulësen prapa.

Wilhelm – aplikacioni FaceTime i të cilit ishte ende aktiv kur policia arriti në skenë – përballet me një akuzë për vrasjen në aksident.

Por çifti pretendojnë se produkti i Apple ishte gjithashtu një faktor ‘substancial’ në shkaktimin e aksidentit.

Çifti tani janë duke e paditur Apple për dëmet e shkaktuara nga ky aksident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat