Tmerruese: 3-vjeçari i ngrirë nga të ftohtit endet i vetëm në mes të natës, kërkon të ëmën

Ndryshe

Tmerruese: 3-vjeçari i ngrirë nga të ftohtit endet i vetëm në mes të natës, kërkon të ëmën

Më: 9 janar 2017 Në ora: 08:09
3-vjeçari i ngrirë nga të ftohtit endet i vetëm në mes të natës

Në internet është shpërndarë shumë herë videoja e një 3-vjeçari të veshur me pizhame i cili dukej afër një karburanti në kërkim të nënës së tij.

Videoja është filmuar në një karburant të Detroit, SHBA rreth orës 4:30 të mëngjesit.

Ai vazhdonte të përsëriste emrin e së ëmës derisa erdhi një oficer policie dhe e kapi përdore duke e shoqëruar në makinën e policisë.

Gjatë xhiros që ata po bënin panë  mamanë e vogëlushit e cila ishte duke bërtitur e tmerruar në kërkim të vogëlushit të saj të humbur.

Mesa duket ai ishte zgjuar nga gjumi duke kërkuar të ëmën e cila kishte qenë në gjumë brenda në shtëpi. Sipas policisë gjithçka kishte qenë vetëm një incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat