Historia e trishtë e të moshuarës që vdiq në sulmin terrorist në Florida

Ndryshe

Historia e trishtë e të moshuarës që vdiq në sulmin terrorist në Florida

Më: 9 janar 2017 Në ora: 08:23
Ralph and Olga Woltering

Mes viktimave të sulmit në Fort Lauderdale pak ditë më parë ishtë edhe një e moshuar britanike e quajtur Olga Woltering.

Vdekja e saj ka prekur shumë njerëz, pasi ajo kishte shkuar për një arsye të veçantë në Florida nga Anglia.

84-vjeçarja kishte prenotuar një udhëtim me kroçerë bashkë me burrin e saj, i cili festonte 90-vjetorin.

Por të shtënat e terroristit Esteban Santiago i morën jetën të moshuarës britanike.

Santiago hapi zjarr në terminalin e bagazheve në aeroportin e Floridas të premten pasdite.

26-vjeçari, nga Alaska, është marrë më pas në paraburgim pasi u qëllua nga policia ndërkohë që përpiqej të rimbushte armën me plumba.

Një zyrtar i FBI-së ka thënë Santiago kishte hyrë në zyrën e FBI-së në Anchorage në nëntor duke thënë se qeveria kishte hyrë në mendjen e tij dhe e kishte detyruar të shikonte videot e Shtetit Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat