Plaka 79-vjeçare, që vjedh për ta thyer monotoninë, arrestohet për të 39-ën herë

Ndryshe

Plaka 79-vjeçare, që vjedh për ta thyer monotoninë, arrestohet për të 39-ën herë

Më: 9 janar 2017 Në ora: 14:10
Pensionistja June Humphreys (79) nga Cheshire i Anglisë

Pensionistja June Humphreys (79) nga Cheshire i Anglisë është ndaluar nga Policia, sepse kishte vjedhur gjësende të vogla në një supermarket.

Kjo nuk është hera e parë që plaka 79-vjeçare bie ndesh me ligjin, meqenëse për një kohë shumë të gjatë është duke kryer vepra të tilla.

Deri më tani, pensionistja që jeton e vetmuar është arrestuar 39 herë.

“Nuk di pse, vetëm i mora me vete. Nuk më nevojiten asgjë, por nuk dija çfarë të bëjë, më duket se jam shumë e lodhur nga vetmia dhe doja të bëja diçka ndryshe” ka thënë Humphreys.

Sipas raportit të lëshuar ajo i kryen këto vjedhje, vetëm që të thyejë monotoninë dhe të ndryshojë rutinën e përditshme. Megjithëse i ka shtatë fëmijë, është në kontakt vetëm me njërin prej tyre, sepse nuk flet me të tjerët për arsye të ndryshme.

Sidoqoftë, e ndaluara është detyruar të paguajë afro 150 euro gjobë, ndërsa është nën mbikëqyrje që të mos kryejë më vjedhje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat