Misteri i shpellës së ndriçuar në Zelandën e Re

Ndryshe

Misteri i shpellës së ndriçuar në Zelandën e Re

Më: 11 janar 2017 Në ora: 14:06
Shpella e ndriçuar në Zelandën e Re

Në Zelandën e Re ekziston një shpellë gëlqerore e cila në muret e saj ka krimba me shkëlqim, që i japin asaj një pamje spektakolare ndriçuese.

Sipas historianëve, kjo shpellë me këtë lloj të veçantë krimbash ekziston prej më shumë 30 milionë vitesh. Këto krijesa që deri vonë janë etiketuar si të çuditshme quhen Arachnocampa Luminosa, dhe bëjnë dritë mjaftueshëm sa për të parë atë ambient të akullt në tërësi.

Kur krimbat ecin nëpër shpellë, njerëzit nuk mund t’i vërejnë ato si gjallesa, veçse i ndriçojnë rrugët e shpellës.

Këta krimba ndryshe vendasit i quajnë edhe “krimba merimangë”, sepse me anë të disa fijeve të mëndafsha që kanë në trupin e tyre, i përdorin për të kapur gjahun, për t’u ushqyer. Të njejtit krimba gjenden edhe në Australi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat