Nga vajzë obeze, shndërrohet në modele

Ndryshe

Nga vajzë obeze, shndërrohet në modele

Më: 12 janar 2017 Në ora: 08:43
Mathilde Broberg

Një studente super-obeze, është bërë modele e veshjeve sportive pasi që ka humbur gjysmën e peshës së saj trupore, duke ngrënë shumë pak kalori brenda një dite, shkruan Daily Mail.

Mathilde Broberg, 21 vjecare nga Danimarka, i ka larguar darkat e saj në porcione të mëdha dhe çokollatat, dhe ka arritur të humbë shumë peshë pasi që kishte 126 kilogramë.

Ajo ka arritur që nga 126 kilogramë, të bie në 67-të kilogramë për rreth katër vjet.

Mathilde kishte vendosur që të binte në peshë, duke e ndryshuar drastikisht stilin e saj të jetës, pasi që e kishte vërejtur se më nuk po gjente rroba që i binin tamam dhe pasi e kishte parë veten në një fotografi të shkollës.

Ajo kishte ndaluar së ngrëni çokollatë, çipsa, pastë, bukë dhe ëmbëlsira, dhe kishte humbur peshë për një periudhë katër vjeçare, per t’u bërë sot një modele.

 
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat