“Luftë” mes kolegesh për veshjen me ngjyrë të njëjtë

Ndryshe

“Luftë” mes kolegesh për veshjen me ngjyrë të njëjtë

Më: 12 janar 2017 Në ora: 19:47
Pamje nga video

Zakonisht prezantueset e lajmeve mundohen që të jenë të buzëqeshura gjatë një transmetimi direkt, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë kur janë prapa kamerave.

Këtë gjë e tregon edhe një video që vjen nga “Channel Nine newsreader”, ku tregon moderatoren Amber Sherlock që shpërthen nga nervat pasi sheh se ajo, spikerja Julie Snook dhe e ftuara e saj ishin të veshura të tria me ngjyrë të bardhë.

Menjëherë Sherlockt i ka kërkuar producentit dhe koleges së saj, që kjo e fundit të veshë diçka tjetër. “Dua që Julie të veshë një xhaketë sepse jemi të gjitha me të bardha. Ja kërkova para se të vinim…Julie duhet të veshësh një xhaketë”, tha ajo.

Por pas kësaj, Snook ka mbrojtur veten duke këmbëngulur se nuk kishte kohë të ndërronte veshjen e saj. “Të thashë të ndërroheshe dy orë më parë”, kundërshton Amber.

Sërish Snook refuzon të ndërrohet – duke e bërë situatën edhe më të sikletshme e të tensionuar, derisa në fund vendos të veshë një xhaketë të zezë pas zënkës së pazakontë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat