Lindën duke mbajtur duart, të pandashme edhe tri vjet pas lindjes

Ndryshe

Lindën duke mbajtur duart, të pandashme edhe tri vjet pas lindjes

Më: 13 janar 2017 Në ora: 07:17
Jenna dhe Jillian Thistlethwaite

Dy motra binjake që kapën për dore njëra-tjetrën pak sekonda pas lindjes, nuk mund të jetojnë larg njëra-tjetrës edhe tri vjet pas kësaj ngjarjeje.

Jenna dhe Jillian Thistlethwaite u lindën më 9 maj 2014 në Ohio të SHBA-së, me një gjendje të komplikuar shëndetësore.

Nëna e tyre Sarah kishte kaluar 57 ditë në shtrat për të minimizuar rreziqet dhe kishte hequr shumë për t’i sjellë në jetë vajzat.

Binjaket lindën 45 sekonda ndërmjet dhe pasi doktorët i kishin vendosur pranë njëra-tjetrës, ato kishin kapur duart, duke i mahnitur të gjithë.

Madje, fotografia e tyre ishte bërë hit në rrjetet sociale. Tani edhe tri vjet pas, ato vazhdojnë të mos e lëshojnë njëra-tjetrën nga dora.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat