Ky çift paguan 1200 dollarë për një dado që do udhëtojë me ta e 3 fëmijët përreth botës

Ndryshe

Ky çift paguan 1200 dollarë për një dado që do udhëtojë me ta e 3 fëmijët përreth botës

Më: 13 janar 2017 Në ora: 15:53
Çifti ofron 1.200-1.500 dollarë në muaj për dikë që të kujdeset për tre fëmijët e tyre

A dëshironi dhe ju t’i lini pas të gjitha dhe të nisni një udhëtim nëpër botë?

Videoja e familjes nga Utah ka tërhequr vëmendjen e 7.4 milion shikuesve. Çifti ofron 1.200-1.500 dollarë në muaj për dikë që të kujdeset për tre fëmijët e tyre gjatë një udhëtimi nga SHBA në Islandë, më pas nëpër Evropë dhe përgjatë ishujve në oqeanin Paqësor dhe Azi. 

Derek dhe M’Kenzie Tillotson, prindërit e Porter, Beckett dhe vogëlushit Wren, i habtën të gjithë shikuesit e tyre ne Facebook, kur bënë të ditur në videon e tyre se do të shisnin gjithçka për të bërë një udhëtim të gjatë së bashku me një dado ku akomodimi është i përfshirë në çmim përveç faturës të telefonit. 

Edhe pse data e aplikimeve ka përfunduar, jemi të gjithë kuriozë të shohim si do shkojë udhëtimi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat