Temperaturat ekstreme, ngrin dhelpra në lumin Danub

Ndryshe

Temperaturat ekstreme, ngrin dhelpra në lumin Danub

Më: 13 janar 2017 Në ora: 16:41
Ngrin dhelpra në lumin Danub

Një fotografi e pazakonshme ka kapur një dhelpër të ngrirë në një kuti akulli, pasi kishte rënë në një lumë gjatë temperaturave të ftohta që kanë kapluar Evropën.

Kafsha thuhet se kishte rënë në lumë përderisa ishte duke ecur në shtresën e hollë të akullit në lumin Danub në Baden-Wurttemberg, Gjermani.

Dhelpra e rënë në lumë katër ditë më parë u zbulua të premten e ngujuar në akull nga një banor.

Për ta nxjerrë dhelprën që aty u përdor një sharrë për të prerë blloqet e akullit. Shikojeni se si u ngri dhelpra:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat