Macja ngec në kontejner, thirren zjarrfikësit për ta shpëtuar

Ndryshe

Macja ngec në kontejner, thirren zjarrfikësit për ta shpëtuar

Më: 14 janar 2017 Në ora: 07:44
Macja

Në Walsall të West Midlandsit, macja ka hyrë në kontejnerin e mbeturinave dhe pasi ka shkuar deri në fund, e ka futur kokën në një vrimë. Mirëpo, më nuk ka mundur të largohet nga aty.

Kalimtarët e rastit që e kanë dëgjuar zërat e saj, e kanë rrotulluar objektin metalik, por nuk ia kanë dalë ta nxjerrin. Ata kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve, që të shpëtohet gjallesa e vogël.

Njësia që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, është dashur që me shumë kujdes ta lakojnë metalin, në mënyrë që të mos e lëndojnë macen.

Pas një kohe të konsiderueshme, është arritur që të nxirret e palënduar, megjithëse shumë e frikësuar nga ngjarja.

“Nuk dihet për sa kohë ka qëndruar, por dihet se ia dolëm ta nxjerrim pas asnjë gërvishtje”, ka thënë një zjarrfikës lidhur me rastin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat