Pak momente para se të varrosej, hapi sytë dhe pyeti: Çfarë po ndodhë?

Ndryshe

Pak momente para se të varrosej, hapi sytë dhe pyeti: Çfarë po ndodhë?

Më: 14 janar 2017 Në ora: 07:47
Pamje nga varrimi

Në Sichuan të Kinës, një pensionist e futën në arkivol, sepse nuk merrte frymë ndaj mendonin se vdiq.

Pas disa orësh, teksa bëheshin nderimet nga familjarët dhe miqtë, 75-vjeçari i ka hapur sytë dhe ka pyetur se çfarë është duke ndodhur.

Pensionisti dukej i vdekur, por ishte ende gjallë

Fëmijët e tij e kanë marrë menjëherë dhe e kanë vënë në shtrat, duke i kërkuar falje.

“Më keni përgatitur funeralin, apo jo”, ka pyetur ai, i rrethuar nga kurorat dhe lulet me shirita dekorues.

Mësohet se i moshuari që kishte pak momente para se të varrosej, merrte frymë me vështirësi, ndërsa për ditë të dira kishte ngrënë vetëm nga pak qull. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat