Hapet muzeu i parë nënujor në Evropë

Ndryshe

Hapet muzeu i parë nënujor në Evropë

Më: 14 janar 2017 Në ora: 08:01
Pamje nga videoja

Jason deCaires Taylor e ka krijuar në ujërat e ishullit Lanzarote të Spanjës, muzeun e parë nënujorë të skuplturave.

Museo Atlantico mbledh skulptura të shumta, që kanë madhësinë e një njeriu mesatar.

Në mesin e 300 veprave të artit, shfaqen edhe burra në luhajë, njerëz të grumbulluar, si dhe refugjatë që largohen me barkë.

Vizitorët që duan t’i shohin nga afër, duhet të kenë pajisjet për zhytje që të hynë 14 metra poshtë sipërfaqes së detit, mirëpo këto mund të shihen edhe nga ndonjë barkë me fund të tejdukshëm.

Punimet janë të krijuara nga një material që ka PH speciale, që nuk u bëjnë dëme gjallesave.

Tabani i detit që ka filluar të mbushet me këto objekte, që tani është bërë shtëpi e shumë peshqve, oktopodëve dhe peshkaqenëve të vegjël.

“Shpresoj që ky muze të prezantojë një pikë hyrëse të një bote tjetër dhe të promovojë mirëkuptimin e ujërave nga të cilat varemi shumë”, ka thënë Taylor/

Ndryshe, skulptori dhe ambientalisti britanik, ka muze të tillë edhe në Kankun, Meksikë dhe Granada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat